Këndit Edukativ i Trafikut në Vlorë

Data e lajmit: 13 Aug 2021

Vijon puna për ndërtimin e Këndit Edukativ të Trafikut, Vlorë! Mësojmë duke simuluar që të vegjël. Një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në të Vlorës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas aktiviteteve të Këndeve Lëvizëse të Trafikut anembanë vendit sjell një tjetër risi. Në ambientet e Shkollës Industriale “Pavarësia”, DPSHTRR është drejt përfundimit të projektit të një këndi të mirëfilltë simulimi të qarkullimit rrugor për orë aktive mësimore mbi Sigurinë Rrugore, për t’i zhvilluar së bashku me studentët e degës së Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe instruktorëve të ardhshëm të autoshkollave.

Ky kënd, vetëfinancim i DPSHTRR, përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një shtrirje e cila improvizon rrugën me të gjithë elementët e saj, si sinjalistikat e shtrira, semaforët, tabelat, trafikndarëset dhe gjelbërimin.

Këndi i Sigurisë Rrugore nuk angazhon vetëm studentët e SHIP, ai vjen nga DPSHTRR edhe për të gjithë fëmijët e qytetit të cilët të shumtë në numër do kalojnë orë edukative në këtë ambient. Përgatisim breza të formësuar me rregullat e përdorimit të rrugës.

DPSHTRR për studentët!
DPSHTRR për fëmijët!

#DPSHTRR #MIE #Vlora #TrafficGarden #RoadSafety #Edukojmë #DRSHTRRVlora

#Përgatisim #PërgjegjësiaSociale #SiguriaRrugore #EdukimMbiTrafikun #FormimNdërgjegjësim #SHIP #FIA #ACA