Këshilla për reduktimin e shkarkimit të gazeve ndotëse!

You are here

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në mbështetje të nismave të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit - FIA, sjell në vëmendje disa këshilla praktike për reduktimin e shkarkimit të gazeve ndotëse nga automjetet, si formë mirëmbajtje dhe kursimi të lëndëve djegëse për mjetet!

Disa nga këshillat janë:

Para lëvizjes ose udhëtimit
· Përdorni goma të përshtatshme për çdo sezon! Kontrolloni nëse presioni i gomave është i duhuri!
· Shmangni mbingarkesat!
· Zgjidhni rrugë me më pak trafik, me pjerrësi më të ulët! Kur keni mundësi, zgjidhni autostradën dhe më pak zona urbane!
 
Gjatë lëvizjes ose udhëtimit
· Kur është e mundur, zgjidhni modalitetin më ekologjik të drejtimit!
· Shmangni shpejtësinë e lartë kur motori është i ftohtë! Mos nxitoni kur ka mot me erë të fortë dhe kur jeni duke zbritur në pjerrësi!
· Shmangni rritjen e shpejtësisë dhe frenimin e papritur!
· Qëndroni vigjilent dhe kushtojini vëmendje situatave të trafikut!
· Kontrolloni dritat paralajmëruese për mosfunksionime!
 
Mbi mirëmbajtjen e mjeteve
· Kryeni rregullisht shërbimet e mjetit, pastroni filtrin e ajrit dhe ndërroni vajin!
· Shmangni modifikimet e panevojshme të automjetit! Ruani një regjistër të detajuar të mirëmbajtjes të automjetit!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”