Kontrolli teknik i mjeteve rrugore i kthehet DPSHTRR-së, nga janari 2021.

Data e lajmit: 02 Dec 2020

Lajm i mirë për automotorizimin!
Qeveria Shqiptare ka vendosur që me përfundimin e koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, ky shërbim t’i kthehet DPSHTRR-së për t’a ofruar nga viti 2021 me këto risi e lehtësi:

  • Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim!
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet!
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit!

JO VETËM KAQ!

  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet!
  • Fund radhës famëkeqe e humbjes së kohës te kolaudimi!
  • Rritje e cilësisë së shërbimit, përafrim me Direktivat e BE në fuqi, modernizim e informatizim!
  • Rikthejmë besimin te shërbimet publike!

Brenda Dhjetorit 2020 do ndërmerren të gjitha ndryshimet ligjore! 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR vijojnë revolucionin transformues në shërbimet e transportit rrugor dhe rritjes së sigurisë rrugore!

Video: 

DPSHTRR: Kontrolli teknik i kthehet shtetit!