Kontrolli Teknik rihapet në të gjithë vendin - Statistikat e testimeve të mjeteve

You are here

15 qendrat e Kontrollit Teknik, pas kalimit nga SGS nën administrimin e Drejtorisë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, tani kanë rinisur punën në të gjithë vendin. Çdo qendër e Kontrollit Teknik ka pajisje informatike të reja dhe tërësisht të integruara. 

Java e parë e rifillimit të shërbimit të kontrollit teknik ka patur këto statistika si më poshtë:

Mbi 4,300 mjete janë testuar nga shërbimi i kontrollit teknik në DPSHTRR.

67.5% e testimeve janë automjete (4+1/8+1).

40% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

12.5% e mjeteve i janë nënshtruar ritestimit.

Një ekip i ri, i cili kombinon eksperincën shumë vjeçare me rekrutime të reja, drejtues të mirënjohur profesionalisht, strukturë e re qendrore për mbikqyrje e koordinim operacional, prezencë të re me veshjet të reja profesionale, mbështetur në fazën fillestare nga një komunikim i gjerë publik, informacione dhe udhëzime në website-in e DPSHTRR www.dpshtrr.gov.al, i cili ka nisur punën pas një rimonti dhe upgrade të linjave të kontrollit, brandim e format të ri çertifikate kontrolli, me kode leximi dhe elemente sigurie, online në kohë reale.

DPSHTRR vazhdon punën për realizimin e investimeve të tjera fizike në infrastrukturat e objekteve, shesheve, zyrave të shërbimit. Cilësia e shërbimit, mirëmbajtja dhe kontrolli, prioritet i vazhdueshëm. 

Denonconi çdo anomali në modulin DENONCO në: https://www.dpshtrr.al/.../denonco-akte-korruptive-apo... 

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #AutomotorizimiShqiptar