Krenari shqiptare në “Auto e Moto d’Epoca”, Bolonja!

You are here

Krenari shqiptare në “Auto e Moto d’Epoca”, Bolonja!

Koleksionisti i pasionuar Vigan Karkini solli magjinë e historisë në stendën e DPSHTRR, duke ekspozuar disa nga perlat e tij të rralla që mahnitën vizitorët e panairit:

Moto Guzzi 250 Super Sport (VP) (1928) — pjesëmarrëse në gara historike, e dokumentuar që ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1932.

Gilera 500 L Elastico (1937) — në shërbim civil, ende me targat origjinale të kohës!

Bianchi W500S “Freccia Azzurra” (1938) — ish-mjet shërbimi i zjarrfikësve italianë, sot një simbol i kujdesit dhe restaurimit me pasion.

Këto mjete unike sollën në Bolonja jo vetëm historinë e motorëve italianë, por edhe dashurinë shqiptare për trashëgiminë mekanike. 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”