Kryeministri Rama feston ditëlindjen - DPSHTRR me urimin e veçantë

You are here

Ditën e dielë, më 4 Korrik, kryeministri Edi Rama ka festuar 57-vjetorin e lindjes së tij, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e ka uruar në një mënyrë të veçantë.

DPSHTRR, ka zgjedhur t’i dhurojë kryeministrit kopjen unike e bocetit të katalogut të parë të Koleksionit Shqiptar RETRO (shqip/anglisht) - publikim i DPSHTRR, me dedikimin: Njeriut, kryeministrit, artistit që na nxiti e na mbështeti aq fort për themelimin e Koleksionit Shqiptar RETRO dhe zyrtarizimin e sektorit të mjeteve historike, me respekt e mirënjohje!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor , gjithashtu e ka falenderuar kryeministrin në emër të të koleksionistëve e restauratorëve shqiptarë të mjeteve historike dhe Automotorizimit Shqiptar.