Kur Targat RETRO Udhëtojnë Drejt Austrisë

Data e lajmit: 17 Jan 2023

Klaudio Demiri, një nga koleksionistët e komunitetit Retro Albania, ndau me ne disa foto nga udhëtimi i Audi 100LS, me vit prodhimi 1973, drejt një eventi oldtimers në Wörthersee!

Për të gjithë retroistat, mjetet me statusin Retro mund të lëvizin lirshëm jashtë kufirit të Shqipërisë për pjesëmarrje në evente të ndryshme apo lëvizje të tjera. Në këtë rast mjafton që mjeti të pajiset me leje qarkullimi ndërkombëtare (kartoni me afat trevjeçar) dhe siguracion ndërkombëtar (karton jeshil)! 

Informohuni në: www.retro.al