Lehtësitë dhe risitë në sektorin e transportit me mjete taksi

You are here

Sektori i transportit me mjete taksi, është i një rëndësie të veçantë për mobilitetin e sigurt dhe komod, qarkullimin tregtar dhe punësimin.

DPSHTRR thjeshton procedura dhe i vjen në ndihmë operatorëve dhe flotave taksi,

Dëshmia e Taksistit nga rinovimi çdo 2 vjet do të rinovohet çdo 5 vjet, njëkohësisht me afatin e rifreskimit të dokumentacionit pranë QKB!

Akti i Komoditetit do të jetë pjesë integrale e Kontrollit Teknik, për t’u marrë njëkohësisht në QKT, ditën e kolaudimit.


Disa prej lehtësirave që DPSHTRR mundëson janë:

•Kush dëshiron të ushtrojë aktivitetin si drejtues mjeti TAKSI dhe ka mbushur moshën 24 vjeç, do të aplikojë (nga Tetori 2021) nga Lejedrejtimi B direkt në atë D, pa kaluar më nga kategoria C (mallrat).

•Kontrolli Teknik i mjeteve taksi, nuk do të kryhet më çdo 6 muaj, por çdo 1 vit.

•DPSHTRR ka eleminuar TVSH-ën për mjetet e reja elektrike dhe çdo taksë dhe tarifë fillestare regjistrimi për mjetet elektrike/plug-in, gjë e cila ka rritur interesin e subjekteve taksi për flota të gjelbra dhe ekonomike në konsum, duke ulur kostot operative.

•Gjithashtu, Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po lobon me organet e qeverisjes vendore, Bashki dhe Këshilla Bashkiake që të dakordësohet lejimi i regjistrimit të mjeteve që hyjnë si të reja ose që i shtohen flotave taksi edhe kur janë me ngjyrë të bardhë.

•Mjetet e verdha operative në treg të mund të vijojnë gjithashtu punën deri në dalje nga shërbimi. Shenjat dalluese taksi mbi mjetet e bardha dhe targat e verdha taksi do të mjaftonin për njohje në rrugë.

•Kjo mënyrë do të ndihmojë shumë subjektet të kursejnë kosto lyerje fillestare dhe rilyerje të detyruar në daljen nga ky shërbim, eleminohen angari aplikimesh dhe azhurnim lejesh për ndryshim ngjyre mjeti, hiqen kosto mirëmbajtjeje veshjesh ngjyrosëse (rastet me adesiv), rritet kontrasti vizual natën duke rritur sigurinë, harmonizohemi me tregjet e rajonit e më gjerë që aplikojnë ngjyrën bazë të bardhë, ulen kostot në porosi fillestare flotash sepse ngjyra e bardhë është pa pagesë, respektohen mjetet jo taksiqë zgjedhin e dëshirojnë ngjyrën e verdhë dhe garantohet fleksibilitet në administrimin e flotave me leverdi e lehtësi për subjektet.


#DPSHTRR #MIE #UljeBurokracie #Risi #MëLehtëMëMirëMëLirë #Prakticitet #VëmendjaTeQytetarët #ThjeshtZgjuar #ShërbimePaStres #ProceduraFleksibël

#AutomotorizimiShqiptar