Mbyllje e sporteleve të shërbimeve të DPSHTRR

Data e lajmit: 12 Mar 2020

Në konsultim me Ministren e MIE dhe me miratimin e KM, për të shmangur rrezikun e kontakteve për qytetarët, për të mos rrezikuar shëndetin e punonjësve me synim për mos përhapjen e Covid-19, çka do mbingarkonte sistemin spitalor, vendosëm:

Nga dt. 13.03.2020, çdo shërbim i DPSHTRR, në sportele, kontroll fizik, drejtues mjeti apo mjeti, licenca e rinovime dokumentacioni, administrata, çdo zyrë a Drejtori Rajonale, qendër DPSHTRR dhe DTSH, mbyllet deri në një njoftim të dytë!

Task-forca e Transportit Rrugor - MIE vijon punën me detyra kontrolli për zbatimin e kufizimeve në terren dhe ndaj çdo shkelje të urdhëresave nga MIE dhe Qeveria!

Për info/udhëzime: www.dpshtrr.gov.al
Për shërbimet online: www.e-albania.al