Covid-19

You are here

Bizneset që hapen nesër, dhe ushtrimi i veprimatarisë së tyre nga ora 05:00 - 17:30

Bizneset që hapen nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në punë, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve!

Lehtësitë për lëvizjen e qytetarëve vetëm për shërbimet e domosdoshme gjatë orarit të lejuar, kërkojnë respektim rigoroz nga çdo qytetar, i masave të distancimit fizik dhe kushteve të higjienës personale

Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, ja rregullat e reja për qytetarët dhe lëvizjen e automjeteve në zonat e gjelbërta:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

9 Këshilla për parandalimin e Covid-19

Disa këshilla praktike për të mbrojtur VETEN dhe TË TJERËT nga COVID-19 në ambientet e punës apo kur dalim për blerje ose për shërbime të tjera!

Kujdes higjienën, tregoni durim dhe këshillohuni për çdo rast me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale!

Telefononi: 127 nëse mendoni se keni simptomat e virusit!

Bashkë do ia dalim!

 

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! 

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

 Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet e shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Notë e MPJ Turke mbi Rregullat e Transportit Tregtar në Turqi gjatë periudhës së Covid-19

Për shkak të pandemisë (Covid19), kalimet nga portat kufitare turke janë pezulluar me shumë vende dhe hyrja e qytetarëve të shumë vendeve në Turqi është ndaluar.

Shtyrje e afatit të vlefshmërisë së Certifikatës së ECMT/CEMT

Masa për transportin e udhëtarëve dhe rrugët në Europë.

Informacioni mbi masat e prezantuara nga shtetet europiane në kuadër të Covid-19 ofrohet nga organizmat e Autoriteteve Kompetente dhe Vëzhguese të shteteve anëtare të ITF/ECMT/CEMT. Ky informacion është përditësuar në vijim të të dhënave të sjella nga shtetet anëtare dhe vëzhguesit. Sekretariati i ITF nuk mban përgjegjësi për këtë përmbatje apo përditësimin e tij në kohë. 

"Korridori i gjelbër" në Ballkan - Lehtëson kalimin e mallrave të nevojës së parë ndaj COVID-19

Me VKM-në nr. 269, datë 01.04.2020 Qeveria Shqiptare ka miratuar krijimin e “Korridorit të Gjelbër” për lehtësimin e transportit dhe tregtimit të mallave brenda Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së Covid-19 nëpërmjet identifikimit të një numri të kufizuar të pikave të kalimit kufitar dhe që duhet të funksionojnë në të gjitha rrethanat.

Lista e aktiviteteve që do të ushtrojnë veprimtarinë dhe atyre që u ndalohet:

Nga dita e Hënë, datë 23.03.2020, do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në fashën orare 05.00-13.00 pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtimit të barnave, produkteve mjekësore, institucionet financiare, etj. Për më shumë informacion shkarkoni listën e plotë.

Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Bullgari për drejtuesit e kamionëve

Ministria bullgare e Shëndetësisë ka vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët kanë 24 orë kohë për të kaluar nëpërmjet territorit bullgar. Në rastin e mosrespektimit të afatit të pëcaktuar, drejtuesit e kamionëve duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore. Ndaj drejtuesve, që nuk respektojnë rregullat e karantinës do të merren masa ndëshkuese.

Kufizim i Lëvizjes nga data 28.03.2020

Njoftim zyrtar nga Kryeministria: Nga nesër, e Shtunë datë 28 Mars nga ora 13:00 deri të Hënën në orën 5:00, ndalohet rreptësisht lëvizja për këmbësorët dhe qarkullimi i mjeteve në rrugë.

Nga dita e Hënë ndryshon dhe regjimi i lëvizjes së këmbësorëve. Qytetarët do të mund të lëvizin vetëm duke marrë Leje Digjitale përmes aplikacionit online ose një mesazhi me telefon.

Masa dhe Rekomandime për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave për COVID-19 (sipas Komisionit Europian)

Shtojcat e komunikimit nga Komisioni Europian për zbatimin e “Green Lanes” (korsive të gjelbra), nën udhëzimet për masat e menaxhimit të kufijve për të mbrojtur shëndetin dhe për të siguruar disponueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve thelbësore.

Platforma e Bashkëqeverisjes - Raporto Problematikën

Këto kohë janë të karakterizuara nga vështirësi dhe probleme nga më të ndryshmet, të cilat kanë nevojë për komunikime të vazhdueshme mes individëve dhe shtetit, për të adresuar probleme të ndryshme që lindin në jetën e përditshme të qytetarëve.
Nga sot çdo qytetar ka në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me shtetin, duke përdorur aparatin celular apo kompjuterin, duke e adresuar problemin tek www.shqiperiaqeduam.al.

Njoftim nga Policia e Shtetit mbi kufizimin e lëvizjes

Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare, Policia e Shtetit sqaron se:

Ndryshime në Buxhetin e Vitit 2020

Akti Normativ "Për disa ndryshime në Ligjin Nr.88/2019" Për Buxhetin e Vitit 2020" për të siguruar vijimin e masave të qeverisë kundër COVID-19 dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe bizneseve:

- 12 miliardë lekë mbështetje nga Buxheti i Shtetit;
- 11 miliardë lekë Garanci Sovrane në mbështetje të Sektorit Privat.

Pezullim i fluturimeve për dhe nga Gjermania, Austria, Svicra dhe Hungaria

Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, NDALOHEN të gjitha fluturimet për dhe nga GJERMANI, AUSTRI, SVICËR dhe HUNGARI.

Njoftim mbi kufizimin e lëvizjes në fundjavë

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Njoftim mbi përdorimin dhe ofertat e internetit

AKEP koordinim me operatorët e fushës, oferta të reja Interneti në kushtet e COVID-19:

   1. 50% më shumë internet;

   2. Akses falas në internet në çdo platformë edukative, përfshirë RTSH School channel;

   3. Mundësi për abonentët me kontratë të telefonisë fikse për të pasur piataforma edukative për  fëmijë të çdo moshe, 60 % më lirë;

   4. Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe TV nga Abcom të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje falas për fëmijët;

   5. Ofertë për një muaj falas për çdo paketë të re abonimi internet nga Albtelecom.

Numër i Gjelbër për këshilim të qytetarëve

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19.
0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare do të shërbejë për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

   

Vetëdeklaro lëvizjen me mjet

Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për vajtje/ardhjen në punë, me mjetet e tyre, për rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë - VETËDEKLARO ONLINE për qarkullimin vetëm gjatë orareve të përcaktuara.

Kujdes! Informohu paraprakisht mbi oraret e lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve të cilat ndryshojnë në varësi të masave që ndërmerren mbi parandalimin e përhapjes së virusit.

Shtyrje e afateve për Autorizimet për pajisjen me Lejedrejtimi

DPSHTRR në ndihmë e pranë qytetarëve! Për të gjithë kandidatët për Lejedrejtimi që u skadon afati i autorizimit për testin e teorisë apo të praktikës, do bëhet shtyrja e afatit përmes Sistemit eDM për të gjithë periudhën e pezullimit të shërbimit (nga dt. 13.03.2020) të DPSHTRR

Vetëdeklaro Lëvizjen me Mjet

Përmes këtij vetëdeklarimi lejohet qarkullimi i mjeteve vetëm sipas orareve të përcaktura. Kujdes! Informohu paraprakisht mbi oraret e lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve të cilat ndryshojnë në varësi të masave që ndërmerren mbi parandalimin e përhapjes së virusit.

 

Kliko këtu Për Të Bërë Vetëdeklarimin Online

MIE - Pezullim i fluturimeve për dhe nga Britania e Madhe

Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, NDALOHEN të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe.

Pezullim i afateve dhe detyrimeve - DPSHTRR

DPSHTRR - MIE pranë qytetarëve/subjekteve! Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore, dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të rihapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi (13.3.2020)!

Pra askush të mos ketë stres as shqetësim për kamata a gjoba!

Oraret dhe Mjetet që mund të qarkullojnë

Në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes COVID-19, Policia e Shtetit sqaron se:

- Do të lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish (4+1) në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.

Hyn në fyqi Akti Normativ për parandalimin e përhapjes së COVID 19

Ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 15.3.2020 - "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19", i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi.

MIE - Mbi organizimin e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave

Për organizimin e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave, në kushtet e parandalimit të përhapjes së Covid-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë që kryejnë transport ndërkombëtar mallrash, plotësimi formularin për deklarimin e Drejtuesëve të Mjeteve të cilët kryejnë këtë shërbim.

Vijon higjenizimi e dezinfektimi i Drejtorive Rajonale

Vijoi gjatë fundjavës higjenizimi e dezinfektimi i shumë drejtorive rajonale e ambienteve të punës në DPSHTRR, një proces i domosdoshëm për rritjen e masave për parandalimin e përhapjes së #coronavirus!
Lutemi qytetarëve/subjekteve t’i drejtohen, deri në rihapjen e sporteleve:
- Portalit e-Albania: e-albania.al

Njoftim për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët.
Për këtë qëllim është në dispozicion edhe numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.

Informacion mbi Linjat e transportit qytetës në Tiranë

Linjat e transportit qytetës në Tiranë, funksionale vetëm sipas shpjegimit!

Oraret - Kriteret:

07:00 - Vetëm për Staf Mjekësor

13:00 - Doreza/Maskë

20:00 - ID/Badge

 

Linjat:

Kombinat, 21, Sheshi "Skënderbej", QSUT, ISHP

Mbyllje e sporteleve të shërbimeve të DPSHTRR

Në konsultim me Ministren e MIE dhe me miratimin e KM, për të shmangur rrezikun e kontakteve për qytetarët, për të mos rrezikuar shëndetin e punonjësve me synim për mos përhapjen e Covid-19, çka do mbingarkonte sistemin spitalor, vendosëm:

Nga dt. 13.03.2020, çdo shërbim i DPSHTRR, në sportele, kontroll fizik, drejtues mjeti apo mjeti, licenca e rinovime dokumentacioni, administrata, çdo zyrë a Drejtori Rajonale, qendër DPSHTRR dhe DTSH, mbyllet deri në një njoftim të dytë!

Këshilla praktike për t'u mbrojtur nga COVID-19

Disa këshilla praktike për të mbrojtur VETEN dhe TË TJERËT nga Coronavirus COVID-19!

Kujdes higjienën, ruani qetësinë dhe këshillohuni për çdo rast me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë!

Telefononi: 127 nëse mendoni se keni simptomat e virusit!