Raporti Janar-Shtator 2021!

You are here

   

Raporti Janar-Shtator 2021 vjen me këto rezultate:
1,931,867 shërbime të ofruara! +26% më shumë se në vitin 2020! (1,220/orë)
+39% më shumë të ardhura!
209,451 shërbime risi këtë 9-mujor!
+268% më shumë shërbime risi!
+270% më shumë të ardhura nga shërbimet risi!
Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës, luftës ndaj rryshfeteve e allishverisheve, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave por edhe një ekipi të mirëmotivuar, na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë dhe vijimin e sfidave të reja të automotorizimit shqiptar!
Rekuperojmë minuset e muajve të mbylljes së shërbimit gjatë 2020-ës, tejkalojmë 2019-ën, synojmë hyrjen në 10-shen e parë të kompanive në vend për qarkullim!
Grafikat përveç numrit të shërbimeve pasqyrojnë vetëm të ardhurat e DPSHTRR, % nga taksat e mjeteve si agjent tatimor, pjesë takuese nga tarifa shërbimesh dhe të ardhura të tjera takuese që shkojnë në arkën e entit, krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2020!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga