Vijon puna rikualifikuese e QKT në DRSHTRR Fier!

Data e lajmit: 25 Jan 2022

    Vijon puna për kantierin e radhës, në rrugën e transformimit epokal të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar! Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrojmë shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri! Rikualifikim tërësor i objekteve, oborrit, instalime të reja, pajisje e mobilim i ri, gjithshka me fonde 100% nga vetëfinancimi!