Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë!

You are here

   

Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR - MIE!

Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë!

Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit!

Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë!

Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:

-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)

Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!

www.dpshtrr.gov.al

Video: 

Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga