Bëhu një shofer/e i/e zgjuar!

You are here

Kërkohet shoferi më smart i botës! A gjendet ai vallë në Shqipëri?!

Sezoni i ri i FIA Smart Driving Challenge (FIA SDC), tashmë ka nisur dhe fton të gjithë drejtuesit e mjeteve t’i bashkohen lëvizjes për të zhvilluar mprehtësinë dhe inteligjencën e tyre në rrugë. FIA SDC është një nismë e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) dhe Swedish Insurtech Greater, aktive që prej vitit 2019, që angazhon të gjithë llojet e shoferëve të automjeteve. Në më shumë se 70 vende të botës, pjesëmarrësit përfshihen në sfidë individuale për të kontribuar në përmirësimin e sigurisë rrugore, duke adoptuar sjelljet më të zgjuara të drejtimit të mjetit. Drejtues ekipesh nga bota e automobilizmit bashkë me anëtarë FIA kudo në botë, janë të përkushtuar fuqimisht për ta ndrequr maksimalisht drejtimin e mjetit dhe përdorimin e duhur të rrugës.

Prej kohësh, DPSHTRR i është bashkuar kauzave mbarëbotërore për rrugë më të sigurta, duke ndërmarrë aktivitete ndërgjegjësuese dhe promovuese! Ndaj mendojmë se qasja ndaj kësaj sfide që nxit drejtimin eco-friendly, është një mënyrë argëtuese për të vetëmonitoruar mënyrën si i japim mjetit, për të sfiduar veten dhe miqtë tanë, duke kuptuar ndërkohë se cilat zakone të lëvizjes si shoferë përbëjnë aftësi inteligjente!

Ky sezon i ri i Sfidës së Drejtimit Smart nga FIA, ka nisur prej vetëm dy javësh, ndaj është ende koha për t’u bërë pjesë. Janë në total shtatë ndeshje mujore të ndjekura nga një fazë eliminatore gjatë së cilës fituesit e çdo sezoni do të garojnë për të hyrë në finalen live, ku dy pilotët që rezultojnë më smart do të garojnë përballë njëri-tjetrit. Fituesi do të marrë titullin "FIA SDC Smart Driver 2022!

NIS TË BËSH NDRYSHIMIN, QË SOT!

Aplikacioni është pa pagesë dhe lidhet me mjetin përmes Bluetooth gjatë drejtimit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga