"Me mend në kokë" - Video sensiblizuese rreth respektimit të rregullave të sigurisë rrugore

You are here

  Aksidentet e shpeshta të ndodhura kohët e fundit janë kthyer për një shqetësim për të gjithë ne, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka zgjedhur që me anë të një videoje sensibilizuese të ndërgjegjësojë sadopak drejtuesit e mjeteve rreth respektimit të rregullave të sigurisë rrugore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë gjithmonë në vëmendje këshillat e sigurisë rrugore:

Parakalimi i gabuar, rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës! Manovrat e gabuara kanë pasoja fatale!

Respektoni limitet e shpejtësisë veçanërisht në zonat urbane! Respektoni këmbësorët dhe vijat e bardha!

Respektoni sinjalistikën rrugore dhe ruani distancat e sigurisë!

Para çdo udhëtimi, verifikoni gjithmonë gjendjen teknike dhe funksionale të mjetit!

Mos konsumoni alkool kur drejtoni mjetin!

Mos harroni rripin e sigurimit!

Më shumë informacione mbi sigurinë rrugore:
https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#MeMendNëKokë


#DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #MosUKtheNëStatistikë


 

Video: 

DPSHTRR: Udhëtoni me kujdes!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”