"Mësojmë duke luajtur" - Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në "Air Albania"

You are here

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore, çdo javë vjen pranë fëmijve në vende dhe shkolla të ndryshme.

Ditën e sotme, më 14 Qershor, së bashku me ambasadorët e Këndit Edukativ të Sigurisë Rrugore, do të jemi prej orës 18:00 deri në 20:00, tek sheshi i stadiumit "Air Albania".

Aktiviteti ka si për qëllim, që me anë të simulimeve nga personeli i DPSHTRR-ës, të cilat përfshijnë: situata kryqëzimesh e ndalesash para vijave e semaforëve; pedalim dhe kalim rruge në vendet e duhura, të njohë fëmijët me rregullat dhe sinjalistikën rrugore, respektimin e përparësisë dhe sjelljet e gabuara gjatë ecjes në rrugë.

Për të mësuar më shumë rreth Këndit të Sigurisë Rrugore klikoni linkun më poshtë: 

https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#SiguriaRrugore #EdukimiRrugor #DPSHTRR #BashkiaTiranë #KryqiIKuq


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”