Ministrja Belinda Balluku viziton Qendrën e Kontrollit Teknik

You are here

 Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik, prej 31 Majit ka rifilluar nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR-ës, Blendi Gonxhja, Drejtorin e DRSHTRR Tiranë, Ilir Mëngra dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kontrollit Teknik dhe mbikëqyrjes së QKT-ve, Drakuli Lumi, vizituan pikën kryesore të Kontrollit Teknik për qarkun e Tiranës.

Gjatë vizitës ata inspektuan të gjithë investimet e reja të kryera dhe ato të cilat janë në zhvillim e sipër nga DPSHTRR, prej rikthimit të shërbimit të Kontrollit Teknik nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke filluar që nga infrastruktura, por edhe pajisjet dhe sistemi i ri që përdoret nga specialistët e QKT-ve.

DPSHTRR ka qëllim që Qendrat e Kontrollit Teknik, shumë shpejt do të jenë në lartësinë të cilët qytetarët presin dhe meritojnë. Jo vetëm duke ofruar një shërbim të shpejt dhe korrekt, por edhe në ambiente pritëse dinjitoze për qytetarët.