Mirëmbajtja periodike e ambjenteve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Tranportit Rrugor

You are here

Sapo mbyllet java e shërbimeve, nis mirëmbajtja periodike! Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë!

Fotot nga puna në disa nënzyra dhe drejtori tona rajonale, ku çdo javë kontrollohet gjendja fizike e funksionale. Kujdesi e mirëmbajtja janë A-ja e një jetëgjatësie të investimeve dhe nxisin rregull e mirësjellje nga frekuentuesit e ambienteve, punonjës e qytetarë. E kundërta, e parregullta nxit rrëmujë e keqpërdorim si edhe shkakton keqadministrim!