Ndryshimi i gjeneraliteteve në Lejen e Drejtimit.

Data e lajmit: 04 Feb 2021

Një nga pyetjet më të shpeshta e qytetarëve:

Kam ndryshuar mbiemrin, por në patentë kam akoma mbiemrin e vjetër. Si duhet të veproj?

Për të ndryshuar gjeneralitetet, ju duhet të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin me:

  1. Dokument identifikimi
  2. Lejedrejtimin aktual
  3. Certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e kërkesës.

*Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi i ri të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit ekzistues, nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore.

www.dpshtrr.gov.al