Në Javën e Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Rrugore në Vlorë!

You are here

   

Në Javën e Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Rrugore u ndalëm në Vlorë, në Këndin e Sigurisë Rrugore në Shkollën Industriale “Pavarësia”, investim i DPSHTRR, ku vazhdimisht realizohen aktivitete edukative për sigurinë rrugore dhe ku fëmijët mësojnë rreth rregullave të qarkullimit rrugor!
Edukimi rrugor duhet të nisë që në fëmijëri për të garantuar rrugë më të sigurta dhe drejtues më të përgjegjshëm mjetesh në të ardhmen.
DPSHTRR mbështet UN Road Safety Week, FIA Foundation dhe UNRSC duke iu bashkuar fushatës #Love30km/h për rrugë me shpejtësi të ulët. Bashkojuni fushatës #Love30kmh duke kontribuar për shpejtësi në normë për qytetet, qytezat dhe fshatra të sigurta dhe të jetueshme.
Më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”