Në QKT Fier me nxënësit e Shkollës Mesme Profesionale “Petro Sota”! 

Data e lajmit: 15 Apr 2024

Në QKT Fier me nxënësit e Shkollës Mesme Profesionale “Petro Sota”! 

DPSHTRR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Mesme Profesionale “Petro Sota” Fier, për kryerjen e praktikave mësimore të nxënësve të degës shërbim mjetesh transporti.

Kryerja e këtyre praktikave ndihmon nxënësit për t’u njohur nga afër me procesin e punës dhe rregullave që ndiqen për kontrollin e mjeteve të transportit në Fier.

Specialistët e DRSHTRR Fier, demonstruan për nxënësit të gjitha etapat që duhet të kalojë një mjet për t'u kualifikuar e për të kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik. 

Një orë mësimore ndryshe për të prekur nga afër raste konkrete në fushën automotive. 

 Mbështesim dhe jemi gjithmonë krah edukimit dhe formimit të arsimit profesional në vend!