Një ERË E RE për selinë qendrore të DPSHTRR! 

You are here

 Një ERË E RE për selinë qendrore të DPSHTRR! 

 Pas një periudhe të gjatë pune e përpjekjesh për miratimin e Lejes Zhvillimore të KKT dhe të shpronësimit për interes publik që çliroi përfundimisht projektin e selisë së re, sot u realizua shembja e selisë së vjetër! Një strukturë tërësisht e amortizuar me kushte pune jo dinjitoze, e cila nga tërmeti i vitit 2019 u klasifikua si me rrezik dhe detyroi 2/3 e personelit të shpërngulej në selinë në Fushë-Prezë.

 Sot i themi mirupafshim këtij makthi të së shkuarës, ku falë mjeshtërisë së studios fituese që përfaqëson arkitekti Stefano BOERI ku Kryeqytetit do ti shtohet një vepër arkitektonike e ndërtimit administrativ e cila do të lëri gjurmë!

 Një investim i ri me detaje teknike dhe funksionale të fjalës së fundit dhe standarde Green, ku teknologjia dhe inovacioni do të flasin vetë. Një strukturë gjithëpërfshirëse për publikun me hapësira publike dhe kushte dinjitoze pune!

 Për përditësime të mëtejshme mbi zhvillimet në selinë e re, na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe faqen tonë zyrtare Web!

 

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga