Njohja me qëllim konvertimin e Lejedrejtimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë drejt finalizimit

You are here

Pala gjermane u shpreh sot zyrtarisht, se perceptimi i autoriteteve të tyre federale mbi sistemin, sektorin dhe sigurinë e procesit të lëshimit të Lejedrejtimit shqiptar është me vlerësim maksimal për transformimin rrënjësor, pas vizitave të tyre verifikuese dhe informacionit të mbledhur drejtpërdrejtë prej tyre.
Shqipëria ka përmbushur çdo kërkesë, sipas palës gjermane, dhe në parim sistemet konsiderohen të njëvlefshme! Gjithashtu u vlerësua pozitivisht progresi në rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri! Sot, grupi i punës i ngritur nga MIE, zhvilloi takimin përurues për hartimin e detajuar të marrëveshjes së harmonizimit për konvertimin reciprok të lejedrejtimeve! Jemi shumë afër finalizimit të njohjes me qëllim konvertimin e Lejedrejtimit mes shtetit tonë dhe atij gjerman,
 

#DPSHTRR 

#MIE 

#VëmendjaTeQytetarët 

#NjohjeKonvertimPatentaMeGjermaninë 

#AutomotorizimiShqiptar 

#Lehtësime


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”