Përpara çdo udhëtimi të gjatë, kujdesuni për sigurinë e mjetit tuaj duke patur parasysh këto udhëzime teknike.

You are here

 Përpara çdo udhëtimi të gjatë, kujdesuni për sigurinë e mjetit tuaj duke patur parasysh këto udhëzime teknike:

 sigurohuni që gomat nuk janë të dëmtuara apo të shfryra;

 kontrolloni nivelin e vajit të motorit, alkoolit të frenave dhe lëngjeve të tjera të automjetit;

 sigurohuni se sistemi i ndriçimit punon pa defekte;

 kontrolloni që fshirëset e xhamit nuk janë të konsumuara;

 verifikoni se dyert, porta e bagazhit dhe kofano janë të mbyllura;

 mos harroni të çmontoni ganxhën në pjesën e pasme, nëse nuk do të tërhiqni një rimorkio;

 sigurohuni se pasqyrat janë të pastra dhe në pozicion të përshtatshëm për të kontrolluar rrugën.

Ju rikujtojmë gjithashtu të verifikoni afatet e vlefshmërisë së dokumentacionit të mjetit dhe drejtuesit të tij!

 

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”