Pezullim i afateve dhe detyrimeve - DPSHTRR

You are here

DPSHTRR - MIE pranë qytetarëve/subjekteve! Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore, dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të rihapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi (13.3.2020)!

Pra askush të mos ketë stres as shqetësim për kamata a gjoba!

Qytetarët/Subjektet nuk penalizohen, nuk kanë përgjegjësi nëse dokumentat skadojnë në ditët nga mbyllja deri në rihapjen e shërbimit! Çdo dokument, sa më sipër, brenda territorit shqiptar, konsiderohet i vlefshëm!

DPSHTRR mbetet në dispozicion për sqarime, ndihmë, pyetje, interesime e kërkesa që lidhen me DPSHTRR në webin zyrtar: www.dpshtrr.gov.al dhe profilet tona sociale online!

Tags: