Prezantohet Drejtori i Ri i DRSHTRR Dibër

Data e lajmit: 05 Jan 2023

Në Peshkopi, është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja sëbashku me Prefektin e Qarkut Dibër, Z. Nexhbedin Shehu, drejtori e ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Dibër, Z. Spartak Koltraka, duke i uruar sukses në marrjen e stafetës dhe mirëseardhjen si pjesë e ekipit  të shërbimeve të transportit rrugor, pas largimit të ish-drejtorit Z. Daniel Gjura në një detyrë tjetër, të Kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për Dibrën, duke i uruar vijimin e kontributit pozitiv në administratë. Gjithashtu Z. Blendi Gonxhja ka inspektuar ambientet e rikualifikuara dhe kushtet mjaft optimale të kësaj drejtorie rajonale, sot një nga objektet model për cilësinë e shërbimeve publike dhe skuadrën e përkushtuar dhe më pas kanë vijuar takime pune me Kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Z. Rahim Spahiu, për temën e transportit publik ndërqytetës dhe idenë e realizimit të një aktiviteti Retro në pranverë.