Raporti i të ardhurave Janar - Mars 2024

You are here

 Ndajmë çdo muaj analizat tona statistikore mbi ecurinë dhe impaktin e shërbimeve, jo pa arsye, por për t'ju treguar që në mënyrë të vazhdueshme monitorojmë për të ofruar më të mirën tek ju!

Rezultatet e 3 mujorit të parë të vitit 2024 demostrojnë edhe njëherë tjetër suksesin e DPSHTRR në menaxhim:

 265,838 shërbime me procedurë të lehtësuar, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke:

 Kursyer 121,749 ditë pune;

 Kursyer 440,957 litra karburant;

 Kursyer 868,040,816 ALL Mln Lekë;

 Eleminuar 6.3 Mln Km rrugë.

 +60% shërbime më shumë të ofruara krahasuar me Janar - Mars 2019, e përkthyer në 1,490 qytetarë/orë të shërbyer për Janar - Mars 2024!

 Impakti i ofruar nga shërbimet risi për Janar - Mars 2024:

 121,439 shërbime vetëm nga risitë, të cilat kanë realizuar 16.2% të totalit të shërbimeve;

 53,592,750 Lekë të ardhura të realizuara, nga të cilat 52% të totalit të tyre e zënë Targat e Personalizuara 

 2,018 targa risi, 12% më shumë krahasuar me Janar - Mars 2023;

 Shifra pozitive, të arritura falë eficencës, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit të cikleve, mirëmenaxhimit të radhës dhe futjes së shërbimeve risi!

Tags: