Raporti Janar-Maj 2021 - Rekord shërbimesh dhe të ardhurash

You are here

Raporti i 5 mujorit të parë i vitit 2021, ka treguar se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ka patur një rritje të ndjeshme në volume shërbimesh, rendiment e të ardhurash.

 Të dhënat për muajt Janar-Maj 2021:

+33% shërbime më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.

+42% të ardhura më shumë krahasuar me vitin 2020, një rritje e ndjeshme duke konsideruar që shërbimi në sportel u pezullua përkohësisht vitin e kaluar si pasojë e pandemisë.

+40 mijë shërbime risi si: ndryshimi i pronësisë së mjetit si OneStopShop në sportelet e DPSHTRR, targat me përzgjedhje dhe souvenir, si dhe çertifikimet dhe miratimet për errësimin e xhamave të cilat kanë arkëtuar rreth 186 milionë lekë të reja.

Përmirësimi i shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të proçedurave dhe burokracive, por edhe një ekipi të organizuar dhe mirëmotivuar , kane sjellë këtë rritje cilësie dhe të ardhurash në DPSHTRR.

Drejtoria e Transportit do të vazhdojë të luajë një rol kyç në automotorizimin shqiptar, duke filluar që nga kalimi i Kontrollit Teknik në administrimin e DPSHTRR dhe projekte të tjera si Automotoparku, e-Transport, digjitalizimi.

#DPSHTRR #MIE #Sukses #JanarMaj2021 #AutomotorizimiShqiptar