Rëndësia, sensitiviteti i "Procedurave të Prokurimit Publik" dhe "Procedurave të Blerjeve me Vlerë të Vogël

You are here

Rëndësia, sensitiviteti i "Procedurave të Prokurimit Publik" dhe "Procedurave të Blerjeve me Vlerë të Vogël", si dhe ndryshimet që ka sjellë Ligji Nr. 16/2024, PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 162/2020 "PËR PROKURIMIN PUBLIK", nxitën Drejtorinë e Prokurimeve të organizonte një trajnim me pjesëmarrjen e:

Stafit të Drejtorisë së Prokurimeve në DPSHTRR;

Kryetarëve të Degës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse;

Punonjësve të të gjithë Drejtorive Rajonale përgjegjës për prokurimet.

Përgjatë trajnimit u diskutuan:

Procedurat standarte të veprimit si dhe dokumentacioni i nevojshëm për secilën nga procedurat;

Realizimi i procedurave në sistemin elektronik të prokurimeve;

Problematikat e ndryshme mbi procedurat e prokurimeve në Drejtoritë Rajonale;

Mënyrat e menaxhimit të procesit të ankimimit nga të interesuarit apo pjesëmarrësit në një procedurë prokurimi;

Qëllimi i këtij trajnimi:

Udhëzim mbi zhvillimin dhe realizimit të procedurave të prokurimeve të të gjitha llojeve në sistemin elektronik të prokurimeve;

Ndjekja dhe zbatimi i kontratave;

Udhëzim mbi transparencën në procedurat e prokurimit;

Udhëzim mbi mosdiskriminim dhe trajtimin e barabartë të ofruesëve ose kandidatëve;

Udhëzim mbi barazinë në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve që u ngarkohen ofertuesëve ose kandidatëve.

Investimi në Kapitalin Human përmes trajnimeve të vazhdueshme është çelësi i suksesit të veprimtarisë së Institucionit!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”