Rifillimi i Kontrollit Teknik - Bilanci i mjeteve të testuara

Data e lajmit: 29 Jun 2021

   Prej afërsisht 1 muaji, Kontrolli Teknik është rikthyer ekskluzivisht nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë fund muajit të Majit dhe muajit Qershor janë testuar 24,973 mjete nga të cilat:

16,625 Automjete (4 deri 8+1) (67%)

5,250 Kamiona (21%)

1,803 Autobusa (7%)

946 Rimorkio (3.7%)

283 Motomjete (1%)

66 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.3%)

5,931 mjete ose 24% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.

4,780 (80.5%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave.

939 (16%) mjete të ngelura, u ndalohet dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve.

212 (3.5%) mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt).

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #AutomotorizimiShqiptar