Rikonstruksion tërësor dhe shtesë në objektin e DRSHTRR Dibër!

Data e lajmit: 16 Sep 2021

   

Nisëm punën për rikonstruksionin tërësor, shtesën në objektin e DRSHTRR Dibër, rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik dhe sistemimin e oborrit, rrjetin e ri të furnizimit me energji, projekt dhe financim i DPSHTRR! Modernizim, kushte cilësore e komode për qytetarët e punonjësit tanë, duke ndërhyrë në total në 2025 m2, nga të cilat 575 m2 objekt, përfshirë 205 m2 ambiente shërbimi, Klasa e Testimeve 130 m2, Kontrolli Fizik 70m2, Kontrolli Teknik 170m2, parkime për 1200 m2 dhe trotuare e vendqëndrime 85 m2!
Punimet do përfshijnë edhe rrjete të reja, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, vendroja, ndriçim e gjelbërim! Kjo ndërhyrje kryhet në një drejtori rajonale me 24,358 drejtues mjetesh e 16,857 mjete të regjistruara (deri në 2020-ën) dhe ku kryejmë rreth 70 mijë shërbime në vit!