Rikthimi i Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR – Statistikat e testimit të mjeteve

You are here

  Prej 31 Majit, 2021, Kontrolli Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku në 15 ditët e para janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

10,063 automjete (4 deri 8+1) (66%)
 1,156 autobusa (8%)
 3,179 kamiona (21%)
 617 rimorkio (4%)
120 motomjete (0.8%)
 32 mjete ndërtimi/punimi Toke (0.2%)

3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

2,607 (75.4%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

667 (19.4%) mjete të ngelura, të cilave u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

180 (5.2%) mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

 

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #AutomotorizimiShqiptar


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”