Rikthimi i transportin publik - intervistë me Z.Blendi Gonxhja

You are here

Infomacione e të dhëna mbi transportin publik dhe bisedimet për të zgjidhur problematikat që shoqërohen me rihapjen e tyre, në një intervistë Euronews Albania me Z. Blendi Goxhja.


Pesëmbëdhjetë qershori është njoftuar si datë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen zyrtare të transportit publik në vend. Ky sektor, është ndër shërbimet e fundit që do të rinisë aktivitetin pas ndërprerjes nga pandemia.

Por, si do të funksionojë ky shërbim? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

Teksa komentoi reagimet e shoqatave, të cilat një ditë më parë kërcënuan se nuk do të nisin aktivitetin pa plotësuar 6 pikat e kërkuara prej tyre, z. Gonxhja u shpreh se, vijojnë konsultimet me grupet e interesit që data 15 t’i gjejë shoqatat e transportit urbanë dhe interurbanë në punë.

“Kjo nuk është një çështje garancish, por këtu jemi bashkë. Jemi duke folur për shifra jo të lehta për t’u përballuar. Ne jemi më pranë se kurrë për t’u marrë vesh se në datën 15  të rinisim së bashku, që t’u shërbejmë qytetarëve”, theksoi ai.

Mes tjerash, z. Gonxhja zbuloi se urbanët nuk do të ofrojnë shërbim kondicioneri, por ajrosjen do ta kryejnë përmes dritareve...

Për të ndjekur Intervistën e plotë klikoni: EURONEWS LAJM