Shqipëri/Kosovë - Marrëveshje dypalëshe për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave

You are here

     U zhvillua në Prishtinë, takimi  i përfaqësuesve të Task-Forcës së Transportit Rrugor (MIE) me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga z. Xheme Veseli, Drejtor DTT dhe z. Cekrin Dukolli, Kryeinspektor për Kontrollin e Transportit të Pasagjerëve dhe të Mallrave. ku gjatë takimit:

    Gjatë këtij takimi të organizuar u disktutuan:

  • Të dhëna statistikore mbi numrin e mjeteve dhe llojin e shkelje të konstatuara në territorin e Shqipërisë të mjeteve me targa të shtetit të Kosovës, të  përgatitura nga  përfaqësuesit e Task-Forcës së Transportit Rrugor (MIE)
  • Trajtimi i problemit të qarkullimit të mjeteve të Kosovës që transportojnë mbeturina (skrap, hekur), të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë në akset rrugore.
  • Trajtimi i çështjeve në lidhje me transportin e udhëtarëve të rastit dhe turistik që operojnë në territoret respektive, sektor i cili do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga organet kontrolluese të të dyja palëve, për të garantuar respektimin e plotë të kuadrit ligjor të operimit, me fokus kryesor sigurinë rrugore.

     Mes palëve, u dakordësua që në ditët në vijim të hartohet dhe zbatohet një plan i përbashkët masash organizative, ndërmjet Task-Forcës (MIE) dhe Inspektoratit Kosovë , me qëllim kontrollin e zbatimit të marrëveshjes dypalëshe për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave!

Task-Forca e Transportit Rrugor

#TaskForca #MIE #SiguriaRrugore


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”