Subjektet që ushtrojnë Veprimtari Autoriparimi duhet të kenë një Përgjegjës Teknik me afat kontraktual mbi një vit1

Data e lajmit: 29 Mar 2024

Për të gjithë subjektet që ushtrojnë Veprimtari Autoriparimi, sipas përcaktimeve në Ligj:

"Nga momenti i pajisjes me Licencë, duhet të kenë një Përgjegjës Teknik me afat kontraktual mbi një vit".

Përgjegjësi Teknik luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës në çdo subjekt me Veprimtari Autoriparimi:

  • Mban Regjistrin në mënyrë të saktë, kronologjike dhe pa gabime;
  • Harton rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e subjektit;
  • Mban përgjegjësi dhe garanci për të gjitha punimet e kryera në mjet;
  • Mban përgjegjësi për funksionimin e pajisjeve dhe instrumentave të subjektit;
  • Mban përgjegjësi për plotësimin e kritereve sipas Ligjit Nr. 9573 dhe akteve ligjore dhe nënligjore të këtij ligji.

RIKUJTESË:

DPSHTRR është institucioni përgjegjës për organizimin e kursit të detyruar teorik, testimin e njohurive dhe pajisjen me DAP.

Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, për nënkategoritë:

  • Veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;
  • Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio;
  • Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjete ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

DPSHTRR nëpërmjet Njësisë së Kontrollit është në terren duke kryer verifikime subjektesh, ndaj për informacione më të detajuara mbi: