Tranformimi i DPSHTRR-së Tiranë, në një godinë moderne.

You are here

Tërmetet e kanë kompromentuar selinë aktuale të DPSHTRR, por jo vetëm sizmat! Vitet, sajesat pa leje, “investimet” e denja vetëm për ata që do mbahen mend për Shqipërinë informale, si edhe nevoja urgjente për kushte pune e siguri për dhomat teknologjike ku do operojnë pajisjet qendrore të sistemeve të reja informatike të entit, ergonomia, KOHA, VIZIONI ynë për modernizimin e DPSHTRR-së si një institucion publik, avantgarde sa i takon shërbimeve të transportit rrugor e automotorizimit shqiptar, bëjnë të domosdoshme rindërtimin e Selisë Qendrore në Tiranë!

Zyra jonë e investimeve po punon për modalitetet pas miratimit në parim në KKT dhe alokimit të fondeve nga vetë enti ynë, të mundësuara nga vetëfinancimi! Kryeqytetit do t’i shtohet një objekt i një arkitekture dinjitoze e cilësie ndërtimore të spikatur, ndërsa publikut një pol administrativ e hapësire publike, shërbimi praktik në pozicion strategjik urban e demonstrim mardhënieje transparente e përfshirëse për qytetarin, eventet, spot social-kulturor e po aq emancipues për ekipin, ndërveprues, rrezatues!

#TransformimiDPSHTRR #MIE #EntePublikeModel #Rilindje #BëjmëShtet #AutomotorizimiShqiptar