Udhëtoni me kujdes në sezonin me mot të acartë

Data e lajmit: 01 Dec 2021

   

UDHËTONI ME KUJDES në sezonin me mot të acartë! 

Evito lëvizjet jo të domosdoshme! Informohu mirë për udhëzimet e autoriteteve mbi kalueshmërinë e akseve rrugore dhe kufizimet nga policia prej bllokimeve të rrugëve!

Mos u nisni pa kontrolluar mirë gomat e mjetit dhe gomën rezervë!

Për udhëtime të gjata në zona malore duhet të përdorni gomat dimërore! Kujdes i shtuar për çdo manovrim sepse në kushte ngricash a akulli rruga ndryshon kapje!

Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, batanije, jelek fosforeshent, dritë me bateri, ujë të pijshëm!) 

#KlipeEdukativeDPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #VozitMeKujdes #DriveSafe #AutomotorizimiShqiptar 

Telefono në 112 për çdo urgjencë!