Ulje drastike e tarifave të lejes së drejtimit!

You are here

   

Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR!
Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat! Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat!
Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë!
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%! Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh? Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga