Vajzat e GoKart - Pasioni nuk njeh gjini!

You are here

Ditën e sotme do ua dedikojmë vajzave e grave që me pasionin e dëshirën e tyre, na frymëzojnë për të luftuar stereotipet në fushat e mbizotëruara nga burrat.

E nisim me tre vajza të talentuara nga motorsporti:

  • Jasmina Gjoshi - Ndjeni adrenalinën! 

Që në moshën 8-vjeçare ka nisur të mësojë GoKart dhe të zhvillojë aftësitë e saj si pilote. Kjo vajzë tregon se nuk ka kufij në këtë disiplinë! 

  • Nensi Vathi - Krenari shqiptare!

Si pilotja e vetme femër që është pjesë e ekipit shqiptar në FIA Motorsport Games 2022, Nensi na tregon për eksperiencën e saj në Pistën e Formula 1. 

  • Lusia Zaçe - Një yll në rritje në pistën e GoKart! 

Vetëm 5 vjeç kur ka garuar për herë të parë. Pas 8 vitesh është një mjeshtre e GoKart dhe tregon aftësitë e saj në pistën e garës!

 

Video: 

Gocat_GoKart - Pasioni Nuk Njeh Gjini - 8 Marsi


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”