Vijon angazhimi për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor!

You are here

 Vijon angazhimi për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor!

 Pas takimit të parë për liberalizimin e tregut rrugor në rajon, përfaqësues nga DPSHTRR, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe ANALTIR morën pjesë edhe në diskutimet për krijimin e Regjistrit të Ndërmarrjeve të Transportit Rrugor për Ballkanin Perëndimor (WBRRU).

Ky regjistër synon krijimin e një baze të përbashkët dhe të standardizuar për operatorët rrugorë në të gjitha vendet e rajonit.

Shqipëria përmes DPSHTRR, është e angazhuar në fazën e parë teknike të projektit, me qëllim harmonizimin e praktikave me legjislacionin evropian (acquis communautaire), konkretisht me:

 Rregulloren (BE) nr. 1071/2009

 Rregulloren (BE) 2020/1055

 Rregulloren e Zbatimit (BE) 2016/480

 Rregulloren e Zbatimit (BE) 2017/1440

 Kjo nismë përbën një hap kyç drejt rritjes së transparencës, konkurrencës dhe profesionalizmit në sektorin e transportit rrugor, duke përgatitur një terren të përshtatshëm për integrimin e plotë në tregun e vetëm evropian.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”