VoxPop DPSHTRR/ Aplikantët tregojnë Eksperiencën e Tyre mbi Testin Teorik

Data e lajmit: 08 Jan 2023

Kush mëson, kalon!

Në Voxpop-et që u realizuan duke intervistuar  aplikantët për leje drejtimi pas testimit të Teorisë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi, për përshtypjet mbi fazën mësimore, mbi testin e teorisë dhe mbi simulimin online të testit pë teorinë.

Shumë prej tyre, përveç mësimit në Autoshkolla, janë praktikuar edhe me simulimin e testimit online çka i ka ndihmuar në familjarizimin me fjalitë dhe në heqjen e frikës, duke u rritur besimin tek mësimi dhe sigurinë tek procesi meritokratik e objektiv.

Në platformën online: lejedrejtimi.dpshtrr.al,  numërohen plot 63,655 përdorues, e mbi 7 milionë pyetje testi të gjeneruara, për periudhën 1 mars-31 dhjetor 2022.

Provo veten online në: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/

Tashmë mund ta shkarkoni edhe si aplikacion në Play Store “Leje Drejtimi DPSHTRR”: https://play.google.com/store/apps/details...

Së shpejti do ta gjeni edhe edhe në App Store.

KUJDES: Ushtrohu vetëm me platformat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e Testit Zyrtar të Lejes së Drejtimit! Evito simulimet jozyrtare!

Ndiqni Voxpop-et e realizuara:

https://www.youtube.com/shorts/i1FucJXIwi0