VoxPoP DPSHTRR - Zgjatja e afatit të vlefshmërisë të Lejes së Drejtimit në 15 vjet

Data e lajmit: 26 Apr 2023

U THA - U BË!

Ka nisur këtë javë risia më e re superlehtësuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve! Zgjatja e afatit të vlefshmërisë të Lejes së Drejtimit në 15 vjet, për të gjithë ata që rinovojnë deri sa mbushin moshën 70 vjeç!

Po, edhe 1 ditë përpara se të keni mbushur 70 vjeç, mund të rinovoni me afat 15-vjeçar! Njësoj si qytetarët francezë, gjermanë, si në shumë vende të BE!

Jo më rinovim me afat 10-vjeçar deri sa mbushje 50 vjeç, e pastaj rinovim 5-vjeçar deri sa mbushje 70 vjeç, jo më 11-12 rinovime në ciklin e jetës por vetëm 4-5 rinovime me afatet e reja nga DPSHTRR!

Afatet e kufizuara, 5 e 3 vjeçare, që aplikoheshin sapo mbushje 50 vjeç tashmë do të aplikohen pasi ke mbushur 70 vjeç!

  • Mbi 80 mijë qytetarë/vit që nuk do të vijnë në sportelet e DPSHTRR për rinovime leje drejtimi, falë afateve të reja!
  • Rreth 1 miliardë lekë/vit kursim për qytetarët (tarifa, kohë, karburant, lëvizje), nga rikonceptimi i shërbimit!

Politika në shërbim të qytetarëve, për të lehtësuar jetën, për të ulur kostot, risi që bëhen realitet falë punës për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor!

Sot, pasi jemi modernizuar e konsoliduar si ent, ulim më tej kostot për shërbimet jetike të qytetarëve!

Për më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al

Video: 

#VoxPopDPSHTRR - Zgjatja e afatit të vlefshmërisë të Lejes së Drejtimit në 15 vjet!