Z.Blendi Gonxhja dhe Znj. Edona Bilali Takim në Ambientet e Mektrin Motors Në Vazhdën e Automotive Fair Albania

You are here

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja ka postuar në rrjetet e tij sociale mbi takimin me Presidentin e Mektrin Motors Z. Edmond Shahinit,  sëbashku me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, në vazhdën e Automotive Fair Albania. Lexoni postimin e plotë :

 "Një ndjesi e fortë krenarie per punën madhështore të Edmond Shahinit, Presidenti i Mektrin Motors, që vizituam sot sëbashku me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, në vazhdën e Automotive Fair Albania dhe për një njohje nga afër me qendrën moderne të shitjes dhe riparimit të mjeteve të disa prej brandeve më prestigjioze si Land Rover, Jaguar, Volvo, Kia, Volvo Autobus e Kamiona, mjete lundrimi, etj, që Mektrin Motors i përfaqëson ekskluzivisht për tregun shqiptar, në Sukth, Durrës. Absolutisht RESPEKT! Super kushte e super standarde, të denja për Europën më të zhvilluar, ku Edi punoi dikur emigrant dhe nga ku solli e ndërtoi këtu në Shqipëri një realitet kaq modern e teknologjikisht të avancuar, ku pas zhvillimit të projektit të ri ndërtimor 2016-22, punëson sot plot 100 punonjës dhe na nderon me ambicien e tij tashmë të jetëzuar e materializuar! 

Por përtej suksesit të tij, tërësisht falë mundit e vetëmohimit në një nga tregjet më të vështira, e falenderuam që ndau me ne eksperiencën dhe problematikat, idetë e propozimet për një ecuri më të qendrueshme të këtij aktiviteti, brenda sektorit jetik automotiv, si edhe e siguruam që e vlerësojmë detyrim e përgjegjësi që sipërmarrje të tilla të marrin vëmendje e kujdes nga shteti, krah tërë investimeve të këtij niveli në vend e në ekonominë tonë! " 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”