Zëri Yt Dëgjohet/ Cilësia e Shërbimit në QKT

Data e lajmit: 12 Sep 2022

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes telefonatave, rreth 96% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur me shërbimin në qendrat e Kontrollit Teknik dhe 80.5% e tyre mendojnë se shërbimi është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 2 vite më parë.

Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku ka nevojë dhe qytetarët sugjerojnë.

Anketimi pasqyron muajin gusht dhe vijon, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që merren nga qytetarët. 

Vizitoni në faqen tonë për më shumë informacion rubrikën "Zëri yt dëgjohet": https://www.dpshtrr.al/kontaktoni/zeri-yt-degjohet