Blendi Gonxhe

You are here

FIA Motorsport Games 2022 / Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse

FIA Motorsport Games 2022! 

Shqipëria dhe Kosova  do të përfaqësohen nga pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror, FIA Motorsport Games 2022 që do të zhvillohet më 26-30 Tetor në Marsejë, Francë.

Krenari për FIA Motrsport Games.

Automoto Club Albania dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jenë në event edhe për takime pune me FIA ( Federation Internationale de l'Automobile) për projektin e Automotoparkut të parë Shqiptar, për prezantim e promovim në detaj të ecurisë së punës dhe procedurave.

e-Monitorimi 2/ Sistemi i 2-të i Monitorimit për çdo QKT të Drejtorive Rajonale

 Nis implementimi i sistemit të dytë të monitorimit, këtë herë në ambientet brenda dhe jashtë, në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik, për çdo linjë e proces inspektimi të QKT-ve, pranë çdo drejtorie rajonale në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke mbyllur qarkun dhe plotësuar tërësisht mbikqyrjen.

Kontroll dhe siguri e ofruar me profesionalizëm nga kamerat e teknologjisë më të fundit.

Mbërritën në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,sasia e parë e kamerave dhe pajisjeve të tjera si:

Mirëpresim Javën e fundit të Tetorit plot Energji Pozitive

Mirëpresim javën e fundit të Tetorit plot energji pozitive! 

Mos nxitoni të vini herët për të marrë shërbim, çdo të hënë orari i të gjitha shërbimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, është:

08:00-19:00!

Komisioni Retro dhe Modelet e Inspektuara në Komisionin e Rradhës

Komisioni Retro inspektoi disa mjete tepër të veçanta gjatë kësaj jave, të cilat u paraqitën për t'u bërë pjesë e regjistrit kombëtar të mjeteve historike shqiptare. Janë mirëmbajtur e restauruar me kujdes e shumë dashuri, që të ishin në "performancën" më të mirë për kualifikimin e tyre. 

Modelet të cilat shihni në foto janë:

1. 1957 Ford Thunderbird

2. 1989 Volkswagen Golf GTI

3. 1986 Mercedes Benz W126

4. 1970 Mercedes Benz W114

Stafi i DPSHTRR i Bashkohet Edicionit të 6-të të Maratonës në Kryeqytet

Adrenalinë! Sfidë! Emocion!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bashkohet edicionit të 6-të të eventit më të madh sportiv në qytet. Mes 2500 vrapuesve ishin edhe përfaqësues nga kjo drejtori.

Vrapojmë për paqen! Sot dhe çdo ditë të vitit!

Për familjen, për shoqërinë, për komunitetin!

Analiza Mbi Sigurinë Rrugore Janar- Shtator 2022

 Gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2022, është shënuar rënie e aksidenteve rrugore:  

- Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit.

- Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete.

-Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja.

-Tregues pozitiv për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve.

Rreth 884 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Shtator 2022, 32% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ose  14% më pak se në 2021-shin.

Makina e ylli francez, Brigitte Bardot, pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO

Makina e Brigitte Bardot, ylli francez, bëhet pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO.

Jo pak herë në flotën e mjeteve historike shqiptare, janë targuar mjete të cilat kanë qenë identifikuar me celebrities e njerëz të famshëm! E sapoverifikuar, Ford Thunderbird Roadster e vitit 1957, ishte mjeti që një nga aktoret më të famshme, idhull botëror, bëri debutimin e saj, gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, në Francë.

E lançuar në vitin 1957, makina retro legjendare amerikane, Ford Thunderbird Roadster, ishte një makinë që tërhoqi vëmendje menjëherë.

Stafi i DPSHTRR Dhuron Gjak

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë në këtë, dhe kjo me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak. 

Si çdo vit, edhe këtë vit stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dha kontributin e tij vullnetar në përkrahjen e kësaj nisme. 

Investimet në DRSHTRR Korçë- Përfundojnë punimet e dyshemesë me resinë

U krye dhe dyshemeja e re me resinë e vijëzime në Qendrën e Kontrollit Teknik, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.  Edhe pak, për përfundimin e punimeve rindërtuese e rikualifikuese me fonde vetëfinancimi nga Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor edhe në këtë qendër, në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit. Po bëjmë gjithë përpjekjet për të rikthyer besimin, kushtet e standardet e duhura, duke garantuar cilësi të shërbimit

Kujdes! Konsultohuni me Listën e Mjeteve Historike përpara se të blini një makinë Retro

Kujdes! Edhe Dashuria ka Rregulla! 

Konsultohu me Listën Zyrtare të Mjeteve Historike për të verifikuar nëse mjeti që dëshironi të blini jashtë apo brenda Shqipërisë, që synoni ta importoni apo ta kaloni nga targat standarde në targa R, për qarkullim rrugor, mbart vlerat e nevojshme historike për t'u bërë pjesë e Koleksionit RETRO, përpara se të investoni apo ta restauroni.

Lista e Mjeteve Historike https://www.retro.al/udhezuesi-ruajtjen-dhe-importin-e... 

DPSHTRR në "Qytetin e Trafikut" me Nxënësit e Shkollës "Kristaq Rama"

Edukimi i fëmijëve është çelësi për të ndryshuar botën!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ndal në "Qytetin e Trafikut", projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me 50 fëmijë pjesëmarrës të shkollës "Kristaq Rama", për të mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat kryesore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt teksa ecin në rrugë.

ZYD/ Raporti Mujor Shtator 2022

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes telefonatave, rreth 99.3% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur  dhe 80% e tyre vlerësojnë se shërbimi është përmirësuar krahasuar me 2 vite më parë.

Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku qytetarët sugjerojnë.

Anketimi vijon edhe në sektorë të tjerë, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor merr nga qytetarët.

Plot 4,208 instalime të aplikacionit “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store Në Vetëm 3 Muaj

Në vetëm 3 muaj janë zhvilluar plot 4,208 instalime të aplikacionit “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store dhe 4,433,349 pyetje të gjeneruara online në faqen zyrtare lejedrejtimi.dpshtrr.al.

DPSHTRR Pjesë e Jurisë së ASI në Ditën Kombëtare të Mjeteve Historike të Italisë

Në Bari, si pjesë e Jurisë së ASI (Automotoclub Storico Italiano) për përzgjedhjen e Mjeteve fituese në Ditën Kombëtare të Mjeteve Historike të Italisë.

Respekt dhe vlerësim për Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Retro Albania, me tre anëtarë jurie nga Tirana, krah për krah mjeshtrave dhe komunitetit italian të koleksionit, në një nga vendet evropiane me kulturë restaurimi dhe rrjet aktivitetesh nga më të shkëlqyerat në botë, sa i takon klubeve, numrit të flotës retro, botës së mjeteve të vjetra dhe automotorizimit.

Siguria Rrugore me shkollën "Jani Minga"

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv. Me nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Këndin e Sigurisë Rrugore, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", Vlorë, ku edukojmë fëmijët mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

23 Vjetori i DPSHTRR

Në vigjilje të përvjetorit të 23-të të krijimit të Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, tashmë si kurrë më parë të rimëkëmbur si ent publik, të besueshëm në shërbime e siguri procesesh, të denjë e krah për krah me homologët evropianë dhe të suksesshëm në misionin e Automotorizimit Shqiptar, që përtej standardeve promovon edhe kulturë e edukim.

Shikoni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/shorts/UHBkXsIlkuk

DPSHTRR Solidarizohet me Tetorin Rozë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor solidarizohet me "Tetorin Rozë", muajin kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të popullatës mbi Kancerin e Gjirit, në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. 

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra.

Zbulimi i hershëm është kura më efektive për kancerin e gjirit!

Një fundjavë Pune me Kolegët e OLD CARS CLUB - BARI (ASI) dhe të ACI e ASI Itali

Në Pulia, Itali, në një fundjavë pune me kolegët e OLD CARS CLUB - BARI (ASI) dhe të ACI ( Automobile CIub Italia) e ASI (Automotoclub Storico Italiano) Itali, mbi homologimin e mjeteve historike, aktivitetet R

DTSH / Baza Prodhuese e Materialeve Mbështetëse Për të Gjitha Shërbimet DPSHTRR

Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve, baza prodhuese e materialeve mbështetëse për të gjitha shërbimet e Drejtorisë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.. 

Siguri dhe kushte dinjitoze të prodhimit të targave, të shtypshkrimit të certifikatave, si edhe për furnizim-menaxhimin e lëndës së parë për dokumentacionin e mjeteve dhe për drejtuesit e mjeteve. 

Garantojmë sigurinë e shëndetit të punonjësve vazhdimisht të ekspozuar ndaj zhurmave të mjeteve teknologjike dhe ndaj lëndëve kimikate të bojërave të cilat nën ndikimin e nxehtësisë, përbëjnë burim rreziku. 

Drejtoni Mjetin me Kujdes

Drejtimi i mjetit në mënyrë të kujdesshme nga ana juaj, shton sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Një aksident rrugor mund të shkaktojë dëmtime të rënda fizike deri në pasoja fatale. Kujtohuni që kur ngisni mjetin, edhe siguria e përdoruesve të tjerë të rrugës është në dorën tuaj.

Shpejtësia përtej kufijve të lejuar është një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve! Respektoni sinjalistikën rrugore.

Mos dërgoni mesazhe, bëni foto e video apo të flisni në celular, ndërkohë që jeni në timon pasi një shpërqendrim i vogël mund të rezultojë në pasoja fatale.

Raporti i Kontrollit Teknik Janar - Shtator 2022

Raporti i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore për periudhën Janar - Shtator 2022.

Janë paraqitur për testim 283,125 mjete, nga të cilat:

DRSHTRR Tirana 2 (ish-NSHRAK) me Kushte Dinjitoze Shërbimi

Mirëpresim qytetarët, tashmë me kushte dinjitoze shërbimi, në Drejtorinë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tirana 2 (ish-NSHRAK) ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit ose 10% e shërbimeve në rang kombëtar.

Qendra e Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK plotësisht e transformuar e me standarde  europiane për t’i shërbyer 100 mijë mjeteve në vit.

Sot, puna për transformimin rrënjësor flet vetë. Pastërtia, rregulli e kultura janë realitet i prekshëm. Lehtësimi i shërbimeve duke ulur kostot e tarifat dhe duke rritur cilësinë e shërbimit.

 

Komisioni Retro në Shkodër

Komisioni Retro udhëtoi drejt qytetit të Shkodrës për të inspektuar nga afër mjetet të cilat kishin kryer aplikimin në

Rezultate Rekord gjatë 9-mujorit Janar - Shtator 2022 

Janë shënuar rezultate rekord gjatë këtij 9-mujori mga periudha kohore Janar - Shtator 2022. 

 Me  55% më shumë shërbime të ofruara  të krahasuara me vitin 2018.

Gjithashtu: 

Orari i Shërbimeve në çdo DRSHTRR çdo Ditë të Hënë / Ora 08:00-19:00

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ju rikujton se orari i të gjitha shërbimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ditën e parë të punës së çdo jave është:nga ora 08:00-19:00.

DPSHTRR Trajnime me Specialistët e Kontrollit Fizik dhe Shërbimit të Tahografit

Fundjava e gjen Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me trajnime dhe kualifikime të ekipit, këtë herë me specialistët e identifikimit të treguesve teknik të mjetit (Kontrolli Fizik) dhe shërbimit të Tahografit, nga rajonalet, linjë e Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, një nga më kryesoret në entin tonë. 

Projekt-Dizajni për Automotoparkun e Parë Shqiptar në Fazë Gare Ndërkombëtare

Projekt-Dizajni për Automotoparkun e parë shqiptar është në fazë gare ndërkombëtare.

Vepra e shumëpritur nga komuniteti i motosportit do të përfshijë cirkuitin e parë në vend të homologuar nga Federation Internationale de l'Automobile, pistë Drag, muze koleksioni Retro, qendër profesionale testimi e formimi dhe struktura të tjera për shërbime e aktivitete.

Webi zyrtar:  www.automotopark.al

Këndi i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Faik Konica"

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është të edukojë brezin e ri për rregullat e qarkullimit rrugor.

Të sigurt për në shkollë, të sigurt për në shtëpi  dhe të edukuar si përdorues rruge, janë tre shtyllat bazë të këtij edukimi themelor e me rëndësi për të rritur breza të shëndetshëm. 

T’u inçizojmë fëmijëve rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që ata të jenë të sigurt si këmbësorë, pedalues apo si shoferë të së ardhme.

Në Rubrikën Zëri Yt Dëgjohet- Qytetarët Vlerësojnë Shërbimin e Kontrollit Teknik

Si e vlerësojnë qytetarët shërbimin e kontrollit teknik? 

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes telefonatave, rreth 98% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur me shërbimin në Qendrat e Kontrollit Teknik dhe 84.6% e tyre vlerësojnë se shërbimi është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 2 vite më parë.

Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku nuk jemi mirë.

Anketimi pasqyron muajin shtator dhe vijon, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që marrim.

Stop Alkoolit në Timon

Stop Alkoolit në Timon!
Askush nuk mund të konsumojë alkool dhe më pas të ngasë makinën në mënyrë të sigurt, edhe nëse është një drejtues mjeti me përvojë. Statistikat shprehen se 1 në 3 aksidente me pasoja fatale vjen si rezultat i përdorimit të alkoolit nga
drejtuesi i mjetit.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga