Blendi Gonxhe

You are here

Punonjësit e DRSHTRR Tiranë/ Durrës dhe DTSH Dhurojnë Gjak

Njihuni me heronjtë e ditës.

Punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Durrës dhe Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dhanë kontributin e tyre vullnetar për dhurimin e gjakut, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre në nevojë.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane.

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Tetor 2022

Kujdes! Çdo javë, shërbimi i kontrollit keknik  ngel me qindra mjete të pariparuara e me mangësi teknike ose funksionale.

Raporti i kontrollit teknik të mjeteve rrugore për periudhën Janar - Tetor 2022:

Janë paraqitur për testim 317,643 mjete, nga të cilat:

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore Me Nxënësit e Shkollës "Numani" nga Qyteti i Fierit dhe Shkollës “Lef Sallata” nga Qyteti i Vlorës

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv.

Me nxënësit e shkollës "Numani" nga qyteti i Fierit dhe shkollës “Lef Sallata” nga Vlora, në Këndin e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore në ambientet e Shkollës së Mesme Industriale "Pavarësia", Vlorë, ku fëmijët mësojnë mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. 

Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

Drejt Përfundimit Procesi i çdo DRSHTRR me Kompjutera,Skanera dhe Programime të Specializuar

Është në prag përfundimi kompletimi i të gjitha drejtorive rajonale me kompjutera dhe skanera të specializuar, si dhe instalimi i programit kompjuterik CIA nga grupi IT i kompanisë private CETIS nga Sllovenia, në sajë të kontratës së lidhur me këtë kompani për aplikimin, prodhimin dhe personalizimin e kartave të memories të tahografit.

Falë këtij investimi, tani aplikimi dhe miratimi i aplikimeve kryhet në çdo drejtori rajonale dhe po ashtu dërgimi i tyre në kohe reale tek kompania prodhuese. 

Vijon në DPSHTRR Procesi për Akreditimin sipas Standardeve Ndërkombëtare EN ISO / IEC 17024

Investohet në themelet e punës - ekip dhe shërbim me standarde.

Vijon specializimi i trupave në çdo sektor, me synimin për Certifikimin, për herë të parë, në Standarde Ndërkombëtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si ent, në çdo hallkë.

Vijon procesi i trajnimit për akreditimin e Organizmave të Certifikimit për Drejtorinë e Drejtuesve të Mjeteve, sipas EN ISO / IEC 17024.

Ky trajnim analizoi rrugën deri në Kontrollin e Drejtorisë së Akreditimit për përshtatjen e Sistemit tonë të Menaxhimit me kërkesat e EN ISO / IEC 17024: 2012. 

Problematikat Rrugore me të cilat Ndeshemi Përditë, në 60 Sekonda

Sa problematika rrugore në 60 sekonda filmime me të cilat ndeshemi përditë?!

Kujdes:

  • Respektoni semaforin!
  • Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit!
  • Respektoni këmbësorët dhe vijat e bardha!
  • Respektoni rregullat e përparësisë në rrethrrotullim!

Mobiliteti në habitatin urban ndikon direkt në cilësinë dhe sigurinë e jetës, shpreh nivelin tonë të aftësisë e vetëdijes për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore.

Zëri Yt Dëgjohet për Muajin Tetor

Gjatë muajit tetor, janë anketuar 2,016 qytetarë në terren dhe përmes telefonit nga ku 98.3% e tyre janë shprehur të kënaqur me shërbimin në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportir Rrugor.

Kjo  drejtori ndjek vazhdimisht çdo sugjerim tuajin duke synuar përmirësimin e shërbimit.

 Ju sugjeroni, shërbimet përmirësohen.

 

Studentët e Degës Auto-Mekanike të Shkollës Industriale Pavarësia, Praktikë Mësimore pranë QKT Vlorë

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, zhvilluan një orë mësimore ndryshe ose në "terren", në kapanonin e Qendrës së Kontrollit Teknik, Vlorë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik.

Investime dhe Mirëmbajtje në çdo Drejtori Rajonale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përveç investimeve, rëndësi të veçantë i kushton edhe mirëmbajtjes së vazhdueshme. 

Me grupet tona ose të kontraktuar, kujdesemi për objektet, pastrimin profesional dhe gjelbërimin  në ambientet e drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.

Kronikë nga RTSH me Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore në Shkollën Hasan Vogli

Një kronikë e ëmbël realizuar nga  RTSH Radio Televizioni Shqiptar, nga Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në shkollën "Hasan Vogli”, ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikat kryesore të rrugës.

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

 

Kushte Pune e Shërbimi Optimale pas Rikualifikimit në QKT Prezë

Kushte të pakrahasueshme pas rikualifikimit tërësor të qendrës kryesore të kontrollit teknik të automjeteve, në Prezë, ku u punua pa e ndërprerë shërbimin.  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  investon që të gjitha qendrat e kontrollit teknik-të të jenë në lartësinë të cilët qytetarët presin dhe meritojnë, jo vetëm duke ofruar një shërbim të s

Eventi që Celebroi Mbi 1 Shekull Automotorizim Shqiptar dhe Hodhi Themelet për Regjistrin Zyrtar RETRO

Një ndër eventet që celebroi mbi 1 shekull automotorizim shqiptar (105-vjet nga regjistrimet e para të automjeteve në Shqipëri), por edhe themelimin e të parit Regjistër Zyrtar RETRO të mjeteve shqiptare me interes historik.

Takim Bashkëpunimi me Ambasadoren e Polonisë, Znj. Monika Zuchniak-Pazdan

Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me staf nga kjo drejtori,  ka realizuar  takimin me Ambasadoren e Polonisë, Znj.

Retrospektivë/ 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ

 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ e festime për mbi 1 shekull automotorizim shqiptar!
Sa shumë momente të bukura të atyre tre ditëve kanë mbetur mbërthyer në mendime.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR Z. Blendi Gonxhja në Euronews Albania/ Masat e Marra për Sensibilizimin e Drejtuesve Mbi Sigurinë Rrugore

I ftuar në Euronews Albania, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, diskutoi mbi masat e marra për rritjen e sensibilizimit të shoferëve mbi sigurinë rrugore. Toleranca 0 në ritestimin e atyre shkelësve që humbin të gjitha pikët e leje drejtimit. Ndër të tjera përmendi rritjen e flotës green në vend, problematikat e lëvizjes dhe transportit publik dhe transformimin e shërbimeve të transportit rrugor dhe të entit.

Orare të Përditësuara të Kontrollit Teknik

Rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shënoi një kthesë me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar. Tashmë për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve, kemi përditësuar oraret e Kontrollit Teknik (kolaudimit), në çdo Drejtori Rajonale:

Tiranë (Ish Nisharak ) Për mjetet e llojit autoveturë dhe motot dhe Tiranë (Fushë- Prezë) Të gjitha llojet e mjeteve:

  • E Hënë: 08:00-19:00
  • E Martë-e Premte: 08:00-18:00
  • E Shtunë: 08:00-13:00

Durrës, Korçë dhe Elbasan:

DRSHTRR Korçë / 135 Mijë Shërbime në Vit për mbi 62 Mijë Drejtues Mjetesh

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, kompleksi i ri i shërbimeve të transportit Rrugor, ku ofrohen 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh, e ku i shërbehet në kushte dinjitoze tashmë, qytetarëve të 5 bashkive: Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/shorts/WrAEM_9jC4c

Nga 162 të Riregjistruar, në këto 100 Ditë, Vetëm 10 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 162 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 10 veta kanë rifituar leje drejtimin, në këto 100 ditë.

Sot vetëm 2 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 9-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, nga 17 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 7 veta.

Procesi i Errësimit të Xhamave të Automjetit

A e dini se cilat janë përfitimet nga errësimi i xhamave të automjetit?!

Mirëmëngjes Me Kujtesën: Dita e Parë e Punës së Çdo Jave 08:00-19:00

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë!

Ju rikujtojmë se orari i të gjitha shërbimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ditën e parë të punës së çdo jave është: 08:00-19:00

Siguria Rrugore me Vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë

Në Shtëpinë e Fëmijës, Vlorë, organizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore. Fëmijë të grupmoshave të ndryshme, mësuan përmes argëtimit, lojërave dhe librave të përshtatur për ta, normat dhe rregullat bazë të përdorimit të rrugës.

Le të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për t’u rritur denjësisht në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Automotoparku i Parë Shqiptar në Historinë e Shqipërisë

FIA (Fédération Internationale de l'Automobile) mirëpriti të rejat mbi Automotoparkun e parë shqiptar, pista e parë në historinë e Shqipërisë që do të homologet deri për F1.

Pamjet nga FIA Motorsport Games 2022, në pistën Paul Rikard, Le Castellet - Francë, arenë çdo vit edhe e F1, ku DPSHTRR shpalosi ecurinë e projektit të Auto Moto Park Albania (AMP), www.automotopark.al, fazat e nisura të punës, tërë angazhimin e të gjitha institucioneve dhe procedurat në proces.

DPSHTRR Shpalos Ecurinë e Projektit të AMP në FIA

Auto Moto Park i parë shqiptar, pista e parë në historinë e Shqipërisë me standardet e FIA, merr bekimin në “fushën e betejës” , në takimin e punës që zhvilluam me Z. Manuel Avińo, Zv. President i FIA për Sportin - Evropë, Z. Guido Gaetani D’Aragona, Menaxher Projekti, Zyra e Ndërlidhjes së Klubeve Sportive, FIA - Evropë në prezencën edhe të Z. Niko Leka, President i Auto Club Albania (ACA), direkt mbi pistën Paul Ricard, Francë, ku FIA organizoi FIA Motorsport Games 2022 e ku çdo vit garon F1.

Në Pistën Paul Ricard, Le Castellet, Francë

Në Pistën Paul Ricard, Le Castellet, Francë për të parë e jetuar nga afër një eksperiencë unike si FIA Motosport Games, në një nga infrastrukturat e ngjashme me koncept-idenë e Automotoparkut të parë shqiptar që do të realizojmë në Elbasan.

 Aktivitete që do t’i kemi së afërmi edhe në Shqipëri, falë bashkëpunimit me ACA  (Automobile Club Albania) dhe FIA(Fédération Internationale de l'Automobile), në shprehje të një ëndrre që tashmë do të jetëzohet edhe për talentet tona të motorsportit.

Momente nga nisja e FIA Motorsport Games 2022

Momente nga nisja e FIA Motorsport Games 2022

Shqipëria do të përfaqësohet nga katër pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror FIA Motorsport Games 2022, në Marsejë, Francë:

Cross Car Senior – Gentjan Shaqiri

Karting Slalom – Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli

Esports – Andri Gjoka

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me Nxënësit e Shkollës Bashkim Fino

Në shkollën më të re "Bashkim Fino" në Tiranë, bashkë me ekipin e specializuar, realizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore, ku fëmijët pasi mësuan rregullat teorike, kaluan në "aksion", duke praktikuar mënyrat korrekte të vepruarit në rrugë. Kjo realizohet duket improvizuar një mini-qytet me sinjalistikat dhe tabelat kryesore të qarkullimit rrugor. 

Nëse doni të rezervoni një orë edukative për shkollën tuaj, aplikoni në: www.dpshtrr.al/siguria-rrugore 

Proçesi i Instalimit të Sistemit të Dytë të e-Monitorimi në QKT Sarandë

Në Qendrën së Kontrollit Teknik në Sarandë, ka nisur nisur instalimi i rrjetit dhe pajisjeve të reja të sistemit të dytë të e-Monitorimit, në ambientet brenda dhe jashtë Qendrës së Kontrollit Teknik Sarandë.

Kompletim i kontrollit digjital e ndërveprues, në kohë reale, me aftësi leximi automatike targash me raportim liste risku në kushte sigurie të lartë. Një sallë qendrore mbikqyrjeje do të administrojë të dhënat nga kamerat e teknologjisë më të fundit.

DRSHTRR Tirana 2 Mirëpret qytetarët

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tirana 2 (ish-NSHRAK) ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit ose 10% e shërbimeve në rang kombëtar, mirëpret qytetarët.

Qendra e Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK plotësisht e transformuar e me standarde për t’i shërbyer 100 mijë mjeteve në vit. Sot, puna për transformimin rrënjësor flet vetë. Pastërtia, rregulli e kultura janë realitet i prekshëm.

Lehtësojmë shërbimet e ulim kosto e tarifa, duke rritur cilësinë e shërbimit.

DPSHTRR Certifikohet nga TÜV Rheinland me standardin ISO 9001

Krenarë për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ekipin dhe rezultatet e shkëlqyera që kanë arritur në më pak se 4 vite, me emergjenca humanitare, pandemi e kriza globale në mes, ku sot Automotorizimi Shqiptar certifikohet nga kompania TÜV Rheinland me standardin ISO 9001, Standardi Ndërkombëtar i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë. Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një brand suksesi e organizatë dinjitoze që ofron shërbime të certifikuara dhe me standarde.

Flota e Mjeteve Green 2019-2022 (Shtator)

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN në vitet e fundit! 

 Plot 518 mjete 100% elektrike, ose +1300% nga viti 2019, janë regjistruar të reja, për herë të parë, në 9-mujorin janar-shtator 2022.

 Rreth 1,379 mjete numëron flota vendase All-Electric në Shtator 2022, ose ndryshe +688% nga viti 2019.

 Plot 15,448 autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë janar-shtator 2022 (+112% nga viti 2019).

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga