Mbiemër i ri? Leje Drejtimi e re!

You are here

Zyrtarisht jeni 'upgrade' me mbiemrin e ri?

Lëreni versionin tuaj të vjetër pas, dhe vendosni mbiemrin e ri në patentë me vetëm tre dokumente pranë çdo Drejtorie Rajonale pavarësisht vendbanimit.

  • Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (vetëm për rastet kur Lejes së Drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë).

Nëse keni aplikuar në Drejtorinë Rajonale Tiranë në vetëm 30 minuta mund ta tërhiqni Lejen e re të Drejtimit pranë zyrave të shërbimit ish-NSHRAK. Nëse keni aplikuar pranë Drejtorive Rajonale, Leja e Drejtimit do të jetë e disponueshme brenda 3-5 ditë pune të cilën mund ta gjurmoni online: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”