Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik!

You are here

Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë! Fondi 100% nga vetëfinancimi si ent, falë mirëadministrimit, investim i DPSHTRR për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

I kushtojmë rëndësi rritjes së cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimi, eMonitorimit, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat.

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale!

Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga