Praktikohu me Testet Zyrtare të Lejes së Drejtimit

You are here

Qoftë përmes aplikacionit apo Web-it zyrtar të DPSHTRR, e rëndësishme është që ju keni një hapësirë të dedikuar për t’u familjarizuar me formatin e pyetjeve të testimit.

Ka kaluar një vit nga lançimi i aplikacionit të shumëkërkuar nga të gjithë kandidatët që duan të pajisen me Leje Drejtimi, ku dhe statistikat flasin për shifra të rritura të shkarkimeve!

Periudha Prill 2022 – Gusht 2023 numëron:

  • 10,000 shkarkime në App Store
  • 21,400 shkarkime në Play Store

Ndërkohë për të gjithë ata të cilët nuk duan të ngarkojnë memorien e aparatit të tyre celular përmes shkarkimit të aplikacionit apo për të gjithë ata që ndihen më komod duke punuar në kompjuter, DPSHTRR ka mundësuar në faqen e saj zyrtare në Web hapësirën e Simulimit Online të Testit Zyrtar të Lejes së Drejtimit: lejedrejtimi.dpshtrr.gov.al

Periudha Prill 2022 – Gusht 2023 numëron 20,000,000 pyetje të gjeneruara!

Praktikohu përmes testeve tona të simuluara, kudo dhe kurdo që ju jeni thjesht duke shkarkuar aplikacionin “Leje Drejtimi DPSHTRR”:

Appstore: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

Playstore: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”