Leje Drejtimi nga B në D, pa kaluar nga C?

You are here

Nga momenti i lançimit të lehtësimit të procedurës së përfitimit të Lejes së Drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, numërohen 3,974 Leje Drejtimi të lëshuara duke i kursyer qytetarëve rreth 312,753,800 Lekë përgjatë periudhës Qershor 2022-Korrik 2023, nga ku:

  • 34,573,800 Lekë nga Tarifat e çdo regjistrimi (rreth 8,700 Lekë kosto për çdo qytetar);
  • 278,180,000 Lekë kursyer nga kostot e kursit (70,000 Lekë kosto e kursit për çdo qytetar);
  • 11,922 vite kohë e kursyer nga lehtësimi i procedurës.

Jemi të sigurt që përmes risisë së përfitimit të kategorive D/D1 drejt e nga kategoria B, pa patur nevojë të kesh kategorinë C, do kemi lehtësuar jetën e shumë prej jush!

Vetëm gjatë vitit 2023, janë lëshuar 2,259 Leje Drejtimi të kategorisë D/D1!

Punojmë në mënyrë të pandërprerë për të lehtësuar procedurat, për t’ju kursyer xhepin dhe kohën!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”